Të shtunën rikthehet të luaj Kategoria e Parë për nisjen e fazës së tretë që do të jap edhe verdiktet  e sezonit. Pas mbylljes së fazës së dytë bashkë me renditjen e re dhe ndarjen e grupeve u shpall edhe kalendari i ri për dy fazat e fundit ku do të luhen 10 ndeshje.

Por kalimi nga dy grupe me nga 10 skuadra në katër të tillë me nga 5 skuadra bën që ky kalendar i ri të nxjerrë në secilin prej grupeve të play off-it dhe play out-it në të dy grupet A dhe B nga një skuadër pushim.

Tomori e përfundoi fazën e dytë në vendin e pestë dhe kështu është skuadra e fundit në grupin B të play off-it ndërsa Naftëtari i dhjeti, pra i fundit në grupin B të play out-it bën që të dy skuadrat e qarkut tonë të jenë pushim në ndeshjet hapëse të fazës së tretë. Kjo situatë do të ripërsëritet edhe në nisjen e fazës së katërt.

Kështu, si Tomori ashtu edhe Naftëtari do të kenë mundësinë e përgatitjeve më të gjata dyjavore përpara ndeshjeve të para të kësaj faze duke parë vetëm kundërshtaret etyre në fushë.

Për Tomorin objektivi i vetëm i mbetur është vendi i tretë ndërsa Naftëtari duhet të siguroj mbijetesën, e cila nuk duket aspak e lehtë./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re