Lulzim Basha, i është përgjigjur nga Athina deklaratës më të fundit të Edi Ramës, i cili foli për projektin e tramit në Tiranë. Ai shfaqet me një emigrant shqiptar, ndërsa e pyesin kryeministrin se ku i ka shokët.

Me ironi, Basha thotë se tramin nuk e deshi Rama pasi nuk vidhte dot.

Ai më tej thotë se për këtë projekt ishte Franca mbrapa, por kryeministri i tha ish-Presidentit Holland se nuk e kishte prioritet në qeverisjen e tij.

Sipas Bashës, Rama kishte prioritet inceneratorët me Erion veliajn që të vidhte sa më shumë, ndërsa e pyet sërish se ku e ka Lalin dhe ça ka ndonjë të re sot nga Durrësi?

Reagimi i Bashës:

O Rame, nga Athina Rame, të pyesin ku i ke shokët, ti mëresh me tramin. Po tramin se deshe ti me Rame, se nuk vidhshme dot me tramin. Ishte Franca mbrapa dhe i the presidentit Holland, nuk e kom prioritet. Se kishe prioritet inceneratorët me Lali Erin mo Rame, me vjedh sa më shumë. Ku e ke Lali Erion mo Rame? Ça ka nai të re sot nga Durrësi? E mo Ram, mo Ram, 7×7, 313 Rame.

LEXO EDHE: “Për trame keni Lulin, ai e ka bërë një në Tiranë! Do ta çonte deri në Durrës, por e zuri gjumi”- Rama ironizon Bashën nga Vlora: Shpresoj që mos të ngriheni dhe ta kërkoni për kryetar bashkie

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko