Gjatë viteve të turbullta ’70 në Irlandën e veriut, ky 63 vjeçar kreu të paktën dy turne si pjesë e batalionit të tretë të ‘xhaketave jeshile’.

Si sot e tre vite më parë, Steve Davies-in mund ta gjeje në varrezat e të rënëve gjatë luftës. I pari vend prehje që nisi gjithçka, ishte ai i një 18 vjeçari që kishtë rënë në Luftën e Parë Botërore. 18 vjeçari ishte një qitësh me pushkë, ndërsa varri i tij ishte krejtësisht i zhdukur nga dheu e barishtet.

Veterani 63 vjeçar u ndje i keqardhur dhe vendosi t’i pastrojë e restaurojë varrin. Kësisoj nisi puna e tij nëpër varrezat, për të restauruar e rregulluar varret e atyre që kishin dhënë jetën dhe ishin lënë në harresë.

“Isha duke ndjekur një ceremoni pagëzimi dhe dola jashtë prej atje (Sandhurst, Britani). Ishte një varrezë e pisët dhe e mbytur në bar. Pashë që ishte e një 18 vjeçar nga një brigadë qitësish me pushkë, i vrarë vetëm pak kohë para mbarimit të luftës. Më erdhi keq dhe u ndjeva i inatosur. Erdha sërish ditën e nesërme  dhe nisa restaurimin e varrit.”-tha për median e huaj 63 vjeçari.

Dhe për 3 vitet e fundit, ky burrë ka vizituar një sërë varrezash për të restauruar pikërisht varret e njerëzve që kanë dhënë jetën për vendin dhe janë harruar… madje për disa prej tyre ka mundur të kontaktojë dhe pasardhësit, për t’i njohur me punën e tij. 80 varreza ka restauruar deri më tani, mes tyre ushtarë të thjeshtë, ushtarë të dekoruar e madje dhe 10 gjeneralë.

Gjithçka ka bërë ky ish ushtarak, u shty nga një ndjenjë patriotizmi dhe detyrimi ndaj të rënëve për atdheun.Të gjitha paratë e shpenzuara i ka nxjerrë nga xhepi i tij dhe në disa raste, restaurimi i një varri ka kushtuar qindra paund. Miq të vjetër, që ai dikur i ka patur në ushtri, e kanë ndihmuar po ashtu.

“Unë kam mundur të restauroj këto varre sepse ato janë jashtë rrethit të atyre varreve të cilat mirëmbahen. Këto varre janë thjesht të harruara, por e gjithë ideja e punës sime është që këto varre flasin për njerëz që duhen kujtuar nga të gjallët. Gruaja ime mendon ndonjëherë se jam çmendur, por ajo dhe tre fëmijët, sërish, më ka mbështetur.”-tha veterani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re