Skip to content

Për t’u marrë shembull/ Mblidhen 10 mijë firma për faljen e mbi 200 mijë gjobave gjatë pandemisë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka njoftuar se deri më tani janë mbledhur 10 mijë nënshkrime të qytetarëve për peticionin për faljen e gjobave të pandemisë Covid-19.

Më tutje Molliqaj shkroi se qindra pejanë e kanë nënshkruar këtë peticion.

“Me qindra pejanë iu bashkangjitën nismës për të falur gjobat e pandemisë COVID-19 duke nënshkruar peticionin. Mbi 200.000 gjoba i janë faturuar qytetarëve. Zbatimi selektiv i ligjit është padrejtësi.

Prandaj duhet korrigjuar. E këtë korrigjim do ta bëjë projektligji ynë me 10.000 nënshkrimet e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb