Skip to content

“Për vite kemi bërë indeksime”, Rama takim me pensionistët: Çdo janar do te ketë rritje të pensioneve! Karta për artikujt bazë, jo për pijetore

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me pensionistë të njësisë nr.2. Ai tha se deri më tani është bërë indeksim për pensinet, por jo rritje.

Duke nisur nga janari Rama tha se pensioni u rrit, ndërsa shtoi se rritja do të vijojë të dyfishohet dhe trefishohet çdo janar.

“E vetmja gjë që kemi bërë për vite të tëra a qenë indeksimi i pensioneve. Por indeksimi nuk është rritje në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ajo që kam thënë, kam përsëritur në të gjitha rastet është se vërteta na pengonte që të shkonim te pensionet, pasi ekonomia nuk ishte në gjendje të na mbështeste, një plan real rritjeje. Kur ekonomia na krijoi kushte, ju nga janari ju është rritur pensioni. Për çdo janar, do të ketë rritje. Për janarin e vitit që vjen do të ketë rritje të kësaj rritje. Për të arritur te ajo shumë që na jep mundësinë që të realizojmë objektivat që kemi shpallur për ju. Kemi diskutuar dhe mbështetjen për invalidët, të cilët kanë të drejtë që të trajtohen në mënyrë të barabartë. E vërteta është se sidoqoftë ai që për shkak të punës ka humbur aftësinë për punë, s’mund të lihet pas nëse ka humbur punën për shkak të paaftësive. Ju e njihni më mirë politikën, ndaj votoni për këtë qeveri. Unë dua të them diçka tjetër, që kemi pasur një rrugë të vështirë edhe për një arsye që siç e shihni është më e pranishme, siç janë ca gjëra si pandemia apo lufta në Ukrainë apo dhe në Lindjen e Mesme. Çmimi i naftës kërcen jashtë çdo parashikimi. Shpresoj që ai armëpushimi të c çoje në zgjidhje përfundimtare, para se të prekë të çmimet e tjera. Do të japim karta për artikujt bazë, jo për pijetore”, tha ai.