Skip to content

Përballë Polonisë në “Play Off”, Sylvinho: Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho në një intervistë për TV Klan komentoi shortin e Play Off që vendosi kuqezinjtë përballë Polonisë.

Ai shprehet se ekipi ka bërë një rrugëtim të rëndësishëm deri këtu, ndërsa shtoi se dy kombëtaret njihen mirë, për shkak se janë përballur shpesh vitet e fundit.

LEXO EDHE: Mund t’ia dalim/ Shqipëria vetëm dy fitore me Poloninë, e fundit për kualifikimin në “Euro 2024”

“Sigurisht jemi të gjithë shumë të kënaqur, e kemi merituar, të gjithë kemi mbërritur deri këtu. Kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur. Tani luhet futboll, të gjithë duhet të luajnë. Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Përgatitet mirë sfida, ata na njohin mirë, ashtu sikurse edhe ne ata. Kemi zhvilluar shumë ndeshje kundër tyre në këto 4-5 vite bashkë. Ndeshje e bukur.”

Sylvinho debutuar me Poloninë, a do heqim atë pengun e 1-0?

“Ajo është kohë tjetër, po flasim për 2023-shin, futbolli ecën me hapa të shpejta, ata kanë ndryshuar gjëra, futbollistë, trajnerë, ndryshon gjithçka. Nga ana tjetër edhe skuadra jonë ka ndryshuar shumë. Jo-jo, shkojmë, të përgatitur mirë për garën… Është e vërtetë, në atë rast fatkeqësisht pësuam një humbje“, tha tekniku brazilian i Kombëtares.