Foto ilustruese

Të dy palët e prindërve të të miturave të zhdukura që u gjetën pas 5 ditësh në Përmet, janë problematike bëjnë me dije burime të sigurta për Fax News. Çiftet përkatëse janë të divorcuara secili, madje nëna e Kejsit është ndarë e martuar disa herë dhe tani jeton me dikë që s’është babai i të miturës.

Vajzat janë dërguar në një qendër të kujdesit social (OJF) në Tiranë dhe do të qëndrojnë aty mbase edhe për një periudhë të gjatë në varësi të kushteve në familjet përkatëse.

Ka pasur edhe denoncime në polici nga ana e familjarëve të vajzave për konflikte e mosmarrëveshje, ndërsa hetimet kanë zbuluar se të miturat keqtrajtoheshin nga prindërit, ndërsa ende hetimet vijojnë për të mbledhur të dhëna dhe fakte që nëse gjendet e arsyeshme, të ngrihet edhe akuzë ndaj tyre.

Vajzat kanë refuzuar të kthehen tek prindërit me frikën e ripërsëritjes së dhùnës. Njëra nga vajzat ka vjedhur para nga shtëpia dhe tjetra ka marrë disa kursime të saj, të holla të cilat pasi iu kanë përfunduar i kanë vendosur në alarm.
Policia mohon kategorikisht të ketë indicie që ti ketë bindur vajzat për t’u arratisur përveç rrethanave familjare, apo ndonjë përpjekje për abuzim apo përfitim me to.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko