Kreu i opozitës, Lulzim Basha, tha se përditësimi i shifrave të realizuara nga ana e FMN, ka nxjerrë zbuluar gënjeshtrën e qeverisë shqiptare, lidhur me fondin e venë në dispozicion për përballimin e pandemisë. Sipas Bashës, që referoi Fondin Monetar Ndërkombëtar, qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion më pak nga sa ka deklaruar.

“Dje ka nxjerrë FMN përditësimin e shifrave që tregon sa e madhe është gënjeshtra e shifrave. Në këtë studio kanë thënë që po shpenzojnë 5.6 përqind. Sot FMN ka nxjerrë që është 0.8 përqind”, tha Basha.

Fevziu: Pa përfshirë garancinë sovrane?

Basha: Pa përfshirë garancinë sovrane. Ajo është kot, le të dali të thotë, kush ka përfituar nga garancia.

E dini sa ka disbursuar deri më sot? 27 milionë euro. Dhe 50 mijë persona të disbursuar, çdo shqiptar e kupton që nuk është asnjë grimcë në oqeanin e halleve të shqiptarëve. Kanë kaluar 6 javë, xhepat janë boshatisur, aftësia blerëse ka rënë dhe aftësia për të marr borxh kanë rënë. Dy gjëra spikasin në këtë pandemi, propaganda dhe vjedhja. Kjo është e vetmja qeveri që edhe në kohë pandemie vjedh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re