Prej vitesh një dilemë e madhe është tek tifozët, të cilët bëjnë pyetjen se cili është më i mirë në historinë e futbollit Lionel Messi apo Kristiano Ronaldo? Palët preferojnë të lartësojnë yllin të cilin admirojnë në klubet përkatëse, por askush nuk i mohon arritjet e këtyre dy futbollistëve të mëdhenj.

Një rivalitet në fushë mes tyre në më shumë se 10 vjet, por jashtë saj një miqësi e cila lë për të dëshiruar . Numëri 7 i Juventusit, Ronaldo, dhe kapiteni i  Barcelonës, Messi, së bashku në karrierën e tyre kanë shënuar 1462 gola, teksa kanë fituar 11 herë Topin e Artë.

Liga e Kampionëve i sjellë sërish kundër njëri tjetrit, në sfidën Barcelona – Juventus, e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve.

Më poshtë janë disa nga statistikat dhe rekordet e Ronaldos dhe Messit:

Ronaldo  –    Messi

Ndeshje të luajtura: 1029 – 886

Gola në karrierë: 750 – 712

Asistime të dhëna: 221 – 300

Gola në Ligën e Kampionëve: 132 – 118

Top golashënues në Ligën e Kampionëve: 7 – 6

Trofe me klub: 30 – 34

Trofe të Ligës së Kampionëve: 5 – 4

Topin e Artë: 5 – 6

Vlera në merkato e arritur ndonjëherë sipas “Transfermarkt” nga dy yjet e futbollit ka qenë e lartë, ku Messi ka kapur shifrën e 180 milion euro në vitin 2018, kurse Ronaldo ka shkuar në çmimin e 120 milion eurove.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re