Koronavirusi ka mbyllur brenda në shtëpi një numër të madh personash në vendin tonë dhe kjo ndikon jo pak edhe në shëndetin mendor.
Duke folur për Abc News me gazetaren Juli Xhokaxhi, psikologia Valbona Preska ka treguar sesi mund të ndikojë kjo situate e pazakontë në gjendjen psikologjike të qytetareve.
Psiokologia Preska u shpreh se frika ekziston, por gjithsesi sipas saj, shqiptarët nuk po e menaxhojnë keq.
Ajo u shpreh:
“Pa dyshim frika ekziston, kemi që nga janari që dëgjojmë se çfarë ndodh në Kinë. Ne janar mendonim se e kishim larg po tani është shumë afër. Unë kam që të hënën që jam vetë-izoluar bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët.”
Sa i përket situatës së krijuar mëngjesin e së premtes ku rrugët tashmë ishin bosh, Valbona Preska është shprehur se shqiptarët nuk duken në gjendje paniku. Në fakt, duket se situata po përballohet mirë.
Më tej ajo u shpreh:
“Nuk jemi në kushte paniku, paniku është gje tjetr, njerëzit nuk e kanë humbur arsyen, po kujdesen.”
Sa i përket situatës në markete, Preska thotë që është një frikë e shtuar, nuk ndodh kudo njolloj, ka markete që nuk po “mësyhen”. Në thelb sipas psikologes duket se shqiptarët po e menaxhojnë mirë. Gjithsesi, ajo shtoi se stresi mund të nisë nga java tjetër pasi situata e pazakontë mund të zagjasë. /abcnews.al/