Tirana është qarku që do të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Me 36 mandatet nga ky qark (pas shtimit me dy mandate nga zgjedhjet e shkuara) Tirana është përshirë në fushatë, ku dy forcat kryesore ne vend, PS dhe PD kanë zbritur njerëzit e tyre në terren.

Partia Demokratike (në ndryshim nga 2017) ka futur si drejtues degësh në Tiranë;  Aldo Bumçin, Alfred Rrushajn, Agron Shehajn, Belind Këlliçin dhe Flamur Nokën.

Ndërsa vijojnë (ashtu si edhe në 2017, por me ndryshim zonash) Jorida Tabaku, Albana Vokshi dhe Grida Duma.

Në anën tjetër, PS e ka “blinduar” Tiranën me emra ministrash, Elisa Spiropali, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, Etilda Gjonaj, Ogerta Manastirliu dhe Pandeli Majko.

Në listë janë edhe deputetët aktualë të PS; Elona Gjebrea, Vasilika Hysi, Fidel Ylli, Klotilda Bushka, Sadri Abazi, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Ervin Bushati, Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja, Edmond Rrushi, Xhemal Qefalia, Sadi Vorpsi dhe zv-ministrat Etjen Xhafaj dhe Toni Gogu.

Ajo që vihet re gjithashtu është se PS thuajse në 90% të degëve të Tiranës ka dërguar nga dy drejtues, ndërsa nga PD-ja një drejtues mbulon dy tre zona të Tiranës.

Perballja PD-PS per Tiranen

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re