Jehona e pavarësisë së Katalonjës duket se ka mbërritur edhe në Italinë fqinjë, ku dy nga rajonet më të pasura të vendit po mbajnë referendume për të pyetur votuesit nëse duan më shumë pavarësi.
Lombardia, ku ndodhet ‘kryeqyteti’ financiar i Italisë, Milano, dhe rajoni i Venedikut, i cili ka perlën turistike të shtetit fqinj ,Venecian, përbëjnë rreth 30% të pasurisë kombëtare të Italisë.
Guvernatorët e të dy rajoneve i përkasin partisë së Lidhjes Veriore, e cila ka argumentuar gjatë se rajoni i veriut po subvencionon të gjithë jugun e varfër italian.
Në të dyja sondazhet pritet të fitoje “Po-ja” por rezultatet nuk janë të detyrueshme.
Qeveria qendrore e Romës thotë se sondazhet janë të panevojshme, edhe pse janë të lejuara nga kushtetuta italiane.
Dy referendumet vijnë mes krizës së Spanjës, ku një nga rajonet më të pasura, Katalonja, mbajti një referendum mbi pavarësinë më 1 tetor, pavarësisht se gjykata e Madridit  e shpalli si të paligjshëm. Si përgjigje, qeveria e Spanjës ka në plan të imponojë sundim të drejtpërdrejtë.
‘Jo edhe në Sicili!’
Por presidenti i Lombardisë, Roberto Maroni, ka kërkuar të largojë krahasimin e votës se italianëve nga situata në Spanjë.
“Ne nuk jemi Katalonja”, tha ai për agjencinë e lajmeve “Reuters” në një intervistë në Milano.
“Ne duam më shumë pavaresi, ndërsa Katalonja dëshiron të bëhet shteti i 29-të i Bashkimit Evropian”, u shpreh Maroni. Ai është një anëtar kryesor i Ligës Veriore
Por një nga ankesat kryesore të rajoneve është se ata dërgojnë më shumë taksa në Romë, të cilat nuk kthehen në shpenzime publike.
Si Venecia ashtu dhe Milano duan të përgjysmojnë kontributin e tyre për Romën zyrtare.
Lombardia- thotë zoti Maroni -paguan çdo vit më shumë se 54 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa Venediku rreth 15.5 miliardë euro”.
“Taksat tona duhet të shpenzohen këtu, jo në Sicili”, shprehet Giuseppe Colonna,  një nga banorët e Venecias,  për agjencinë e lajmeve ‘AFP’
Nga ana tjetër kritikët e referendumeve thonë se ky është një marifet për të forcuar krahun e djathtë të Lidhjes Veriore para zgjedhjeve të përgjithshme vitin e ardhshëm.
Ata thonë se referendumet nuk janë të nevojshme, sepse të gjitha rajonet tashmë kanë të drejtën kushtetuese për të negociuar drejtpërdrejt me Romën.syri.net
Burimi: “BBC News”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re