Skip to content

Përçahet koalicioni i opozitës, Nard Nodka nuk firmos marrëveshjen me Bashën

Basha nard ndoka monika kryemadhi

Basha nard ndoka monika kryemadhiKoalicioni opozitar finalizoi këtë të mërkurë marrëveshjen me të cilën do të regjistrohet në zgjedhje. “Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim” është emri që PD dhe aleatët e saj kanë zgjedhur për të garuar më 25 prill.

Por një prej aleatëve të PD, Nard Ndoka, kryetari i Partisë Demokristiane, nuk e ka firmosur marrëveshjen e nënshkruar nga Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Bamir Topi e të tjerë.

“Nuk besoj se do të firmos”, ka thënë ai në një komunikim për A2, duke vënë kështu në pikëpyetje nëse do të jetë apo jo në koalicion.

I pyetur për pjesëmarrjen në zgjedhje, Ndoda është shprehur se nuk e ka ende të qartë sesi do të garojë më 25 prill.