Këshilltarët social-demokratë kanë braktisur mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Shkodër pasi kanë votuar vetëm pikën e rëndit të ditës që kishte të bënte me ndihmën ekonomike, duke mos kaluar pikat e tjera.

Ata janë larguar në mënyrë demostrative duke lënë pa kuorum mbledhjen, e cila më pas është ndërprerë, duke mos patur mundësi vijimësie.

Ky është sinjali i parë i PSD që vjen në drejtim të bashkisë Shkodër, lidhur me miratimin e pikave të rendit të ditës që sjell administrata vendore, që pas zërave për prishje koalicioni ku disa drejtore rajonal të PSD së Tom Doshit u larguan nga detyra muajt e fundit.

Më herët mbledhjen e braktisen edhe këshilltaret e koalicionit Bashkë Fitojmë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re