Përcaktohet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.
Emrat e prokurorëve do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës.
Një ditë më parë kryeprokurorja Arta Marku mori masa ndaj prokuroreve që kishin zvarritur dosjen “Shullazi” deri më tani duke transferuar në rrethe disa prokurore.