Skip to content

Përçarja e opozitës parlamentare për “Zgjedhoren”, Rudina Hajdari: Është moment kritik! Çfarë po ndodh me deputetët që kanë ndërruar mendje

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për Reformën Zgjedhore duke theksuar se opozita parlamentare nuk është përçarë, ndërsa deputetët që kanë ndryshuar qëndrim i kanë ftuar në dialog.

“Ne kemi një qëndrim të unifikuar që prej fillimit, opozita parlamentare pavarësisht duket se janë disa individë nga lista të ndryshme sa i takon reformës zgjedhore ata deputetë të opozitës e ndiejnë në krurrizin e tyre si partitë janë sjellë me ta, reforma zgjedhore është një moment për të treguar e provuar aftësitë e tyre para elektoratit e të mos jenë pre e mundësisë që e të shkojnë te një kryetar partie e t’i luten për të pasur mundësinë të rikthehen në Parlament.

Mendoj që do ecin përpara shumë deputetë kanë mundësinë të qëndrojnë të unifikuar sa i takon reformës zgjedhore, kemi takime të shpeshta, e deri më sot shohim shumë pak deputetë që janë duke ndërruar qendrim, edhe ata që ndoshta në momentet e fundit duket sikur kanë ndryshuar qëndrim i kemi bërë pjesë të debatit për ti informuar çfarë po ndodh”, tha Hajdari.

Sa i përket heqjes së koalicioneve zgjedhore dhe mënyrës se si do të hyjë në parlament vitin tjetër, Hajdari tha: “Kjo s’është betejë personale, kolltuqesh, por betejë për të përmirësuar cilësinë e demokracisë në vend. Mos kemi më zgjedhje të kontestuara e vjedhje flagrante të votës. Mos kemi më deputet që nuk flasin në Parlament, jemi në moment kritik, një e ardhme do duket më e mirë nëse bëjmë këto hapa”.

/faxweb