Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh të koduar në rrjetet sociale pas zhvillimeve te fundit ne PD.

Rama ka shpërndarë një thënie të Emil Cioran ku flitet për një person në majat e dëshpërimit që kapet pas pasionit të absurdit si e vetmja forcë që mund të hedhë dritë mbi terrin e kaosit.

“Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë?

Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re