Situata në PD vijon të jetë e përçar.
Reforma Territoriale është projekti ku PD do të dalë me dy drafte të ndryshme, një nga grupimi “Berisha” dhe tjetri nga grupimi “Alibeaj”.
Politologu Ermal Hasimja në një lidhje live me studion e lajmeve të Vizion Plus përballë moderatorit Aleksandër Furxhi, komentoi këto zhvillime.
Ai tha se momentalisht, PD është në një pikë ku nuk mund të mbulojë më përçarjen mes veti, ndërsa shton se bashkimi i tyre do të jetë i nevojshëm në prag të zgjedhjeve lokale për të maksimizuar votat.
“Me shumë gjasa është arritur në një pikë ku konstatohet se përçarja nuk und të mbulohet dhe e vetmja mënyrë është bashkimi. E gjitha kjo zhvillohet në sfondin e reformës territoriale dhe zgjedhjeve. PD i duhet të maksimizojë votat”.
Sipas tij, nëse PD do të ishte e bashkuar, mazhoranca do e kishte më të vështirë terrenin për të refuzuar projektet që do vinin prej tyre.
“Është e sigurt që nëse PD do ishte e bashkuar do jetë e vështirë për mazhorancën që të refuzojë lehtë një projekt të ardhur. Ka një traditë, që ata që janë në qeverisje duhet të kenë një vëmendje të shtuar për kërkesa që vijnë nga opozita. Ka pasur një traditë të tillë në Shqipëri. Opozitës i është dëgjuar fjala, nuk i është injoruar, kështu që është e sigurt që një projekt që vjen nga PD në një mënyrë unike do të kishte vëmendje dhe do vështirësi për tu injoruar.
Nëse një propozim i tillë do vinte nga Berisha dhe pjesa tjetër e PD nuk do ishte objekt tallje siç ka qenë deri më sot”.
I pyetur se si e shikon situatën që grupit të Berishës po i bashkohen më shumë deputetë, Hasimja tha se kryedemokrati mund të marr lehta pranë vetes demokratët, por jo votat që do merrte PD nëse do ndodhej në kushte normale.
“Është shumë e lehtë që Berisha të marrë në anijen e vet deputetë apo drejtues lokal, por vështirë të marrë votat që mund të merrte PD në një situatë normale. Për të arritur në një situatë normale duhet një imazh bashkimi”.