Deputeti i PD Luan Baçi ka komentuar situatën në selinë blu dhe përçarjet që vijojnë mes grupeve të deputetëve.

 

Në një intervistë për eisionin 7pa5 në Vizion Plus, Baçi tha se PD e vërtetë është ajo që kanë zgjedhur demokratët, e drejtuar nga Sali Berisha, ndërsa grupin tjetër e cilësoi si “vegël” të Lulzim Bashës.

 

“Çdo votë e qytetarëve është e vlefshme për PD. Në PD historikisht kanë ekzistuar mendimet ndryshe dhe debatet.

 

Ka pasur demokrat që janë mërzitur, kanë dalë më vete, nuk kanë qenë pjesëmarrës në zgjedhje etj.

 

Edhe këtë herë është e njëjta gjë që ndodh. Këtë herë është më në favor të PD. Do arrihet deri aty sa në disa bashki do nxjerrin kandidat provizor për të dëmtuar votën e PD. Ata e dinë që janë inekzistent dhe nuk do fitojnë. Po të shikosh PD e vërtet, ka zhvilluar primare në çdo bashki të vendit. Kjo tregon se funksionon demokracia. Basha është në passkenë dhe aty ka lënë 2-3 deputetë që të luajnë me Ramën.

 

Këta bëjnë një lojë patericë për të përvetësuar pushtetin e Ramës”, tha Baçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re