Partitë politike, gjyqësori, doganat dhe sistemi shëndetësor perceptohen nga shqiptarët që kanë nivelin më të lartë të korrupsionit ndër vendet e Ballkanit Perëndimor. Konkluzioni ka dalë nga barometri i Opinionit Publik të vitit 2018, i publikuar së fundmi nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) .

Nuk ka asnjë habi, që shqiptarët mendojnë se kategoria më e korruptuar në vend janë politikanët, me një indeks prej 88 pikësh, që është më i larti në rajon për të gjitha kategoritë.

Shtetet e tjera, qytetarët e të cilëve mendojnë se politikanët e tyre janë më të korruptuarit janë Bosnja (83) dhe Kosova (82). Malazezët janë ballkanasit që mendojnë se politikanët janë më pak të korruptuar. Shqipëria kryeson dhe për perceptimin e qytetarëve për korrupsionin në sektorin gjyqësor, me 87 pikë. I dyti është Bosnja me 81 pikë.

Megjithat,ë në tërësi Barometri i Ballkanit për opinion publik vlerëson se besimi dhe kënaqësia e publikut, edhe pse poshtë mesatares, po vjen në rritje. Për periudhën 2014-1017, Indeksi i besimit Publik është rritur nga 35 në 42, duke shfaqur një tendencë që ngjall optimizëm për të ardhmen, thekson raporti. Shqipëria qëndron në mbi mesataren e rajonit, me një indeks prej 44, duke lënë pas Serbinë (42) dhe Bosnjën që e ka këtë tregues mjaft të ulët, në vetëm 31, duke ndikuar në performancën e gjithë Ballkanit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re