Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë paraditen e sotme në homazhet për përcjelljen në banesën e fundit të anëtarëve të familjes Lala që humben jetën si pasojë e tërmetit.

Janë 9 anëtarë që po përcillen sot në banesën e fundit, mes tyre 5 fëmijë. ‘E pamundur të gjesh fjalë për të ngushëlluar Familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme’ – ka thënë kreu i shtetit.

‘Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të pangushëllueshme. Detyrimi ynë është tani për t’i qëndruar pranë atyre gjithmonë’- tha Meta.

Familja Lala, me orgjinë nga Kukësi dhe e vendosur prej rreth një viti në një vilë 4- katëshe në zonën e ish-Kënetës, pësoi tragjedinë më të madhe nga tërmeti që rrënoi Durrësin mëngjesin e së martës.

Nëntë persona humbën jetën, ndërsa vetëm djali 16-vjeçar arriti të mbijetonte nën rrënoja deri në momentin që u nxor nga forcat e kërkim-shpëtimit.

Ilir Lala, person me aftësi të kufizuara, ishte i fundit që u nxor nga rrënojat e vilës, e cila u shemb totalisht nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë.

VIKTIMAT

1. Marjeta Lala 31 vjeçe
2. Emilio Lala 6 vjeç
2. Dionis Lala pa mbushur 2 vjeç
3. Dionisa lala pa mbushur 2 vjeçe
4. Amelia Lala 10 vjeçe
5. Griselda Lala 22 vjeç
6. Sadete Lala 50 vjeçe
7. Selvie Lala 74 vjeçe
8. Arjela Lala 5 vjeçe
9. Ilir Lala 52 vjeç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re