Një numër i madh qytetarësh, të afërm e të dashur, kanë përcjellë për në banesën e fundit dy nxënësit që humbën jetën në tragjedinë e Deçanit.

Qindra qytetarë iu bashkuan dhimbjes së familjeve të dy të ndjerëve, në ceremoninë e përbashkët të varrimit. Të pranishëm në ceremoni ishin dhe figura të rëndësishme të politikës, përfshi dhe kryeministri i vendit Albin Kurti.

Një imam i ngarkuar me ceremoninë e varrimit i falenderoi të pranishmit për mbështetjen.

“Vllezër dhe motra, ju falenderojmë përzemërsisht për mbështetjen”, tha ai.

Mbrëmjen e të premtes një person ende i paidentifikuar nga autoritetet, qëlloi me breshëri në drejtim të autobusit ku ndodheshin 8 nxënës. Këta të fundit po shkonin në shtëpi pas shkollës. Si pasojë e breshërisë së automatikut, shoferi i autobusit dhe dy nxënës, një djalë dhe një vajzë, mbetën të vrarë. Një tjetër nxënës u plagos, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Autoritetet vijojnë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit që solli tragjedinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re