19-vjeçarja Rezarta Hajdari u përcoll këtë të hënë për në banesën e fundit në fshatin Xhyrë të Librazhdit.

Teksa mbetet ende mister vdekja e saj, familja e vajzës nuk ka pranuar në varrim bashkëshortin Olsi dhe familjarët e tij.

Mes lotësh, në krah të nënës, vëllai i 19-vjeçares thotë se do të kërkojë me ngulm të zbulojë nga se vdiq motra e tij.

“Unë dua të di pse vdiq motra ime, se ajo ishte mirë nuk do të lë asnjë rehat. Do ta kërkoj drejtësinë deri në fund. 

Si vdiq, kush ja mori jetën. Jemi mbledhur të gjithë si fis, po shkojmë të denoncojmë. Çfarë pati motra, një javë pas dasme. Kush ja mori jetën motrës sime. 

Nuk do t’i lëmë rehat. Do ja marr edhe unë jetën qysh iku motra ime nën dhe, ashtu do të iki edhe ai nën dhe. 

Fola mbrëmë me Olsin me telefon edhe pyeta si ishte ngjarja, më tha: hëngrëm darkë, shkuam për të fjetur dhe mora një mangall me prush e vendosa në dhomë dhe fjetëm.

 Kaq mbaj mend, nuk mbaj mend asgjë. 

Se ku më çuan e ku ikëm nuk mbaj mend asgjë. 

Unë dua ta di cfarë pati motra ime. 

Nuk është e vërtetë, se mangalli me prush do ja kishte marrë jetën edhe atij”, thotë vëllai i Rezartës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re