Ka percipituar situata në Rinas, ku prej më shumë se një ore banorët kishin bllokuar qarkullimin e mjeteve, në shenjë proteste ndaj vendimit të ARRSH-së, për ta bërë lëvizjen me një sens në këtë aks rrugor.

Banorët kishin njoftuar për bllokimin e rrugës për dy orë, ndërkohë që situata është tensionuar në mënyrë të menjëhershme, me policinë që ka tentuar të rinisë lëvizjen e mjeteve që i drejtohen aeroportit.

Në këto momente në mes të qytetarëve që protestonin paqësisht kanë hyrë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur që segmenti rrugor, Qafë Kashar-rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit deri në Ahmetaq të jetë vetëm me një kah lëvizje, pra qytetarët që vijnë nga Tirana mund të udhëtojnë deri në Rinas, por për t’u kthyer nuk mund të ndjekin të njëjtën rrugë. Ata duhet të përdorin rrugën nga Kamza ose nga Vora.

Të gjithë qyetarët të cilët vijnë nga veriu nuk mund të përdorën më kryqëzimin e lapidarit për të udhëtuar në drejtim të aeroportit, po ata duhet të vazhdojnë në drejtim të Vorës në Qafë-Kashar dhe më pas për në Rinas. I njëjti itinerar do të ndiqet edhe për ata që vijnë nga Rinasi për t’u kthyer në drejtim të banesave të tyre duhet të përdorin këtë degëzim.

Ashtu si e paralajmëruan edhe dje, banorët janë shprehur se në rast se institucionet nuk do të reagojnë duke e tërhequr vendimin, ata do ta bllokojnë rrugën me mjete të tonazhit të rëndë.

(E.K/Faxweb.al)

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb