Pas homazheve në ambientet e Muzeut Kombëtar, është përcjellë për në banesën e fundit studiuesi, shkrimtari dhe politikani Moikom Zeqo.

Miq të njohur, personalitete, qytetarë, politikanë e studiues, nga Shqipëria dhe Kosova, njerëz të artit e letërsisë, kanë bërë homazhe pranë fotografisë së Moikom Zeqos vendosur në Atriumin e Muzeut Historik Kombëtar.

Ndërsa i biri, Epidamn Zeqo, ka mbajtur një eulogji prekëse e të veçantë që rrokte gjithë botëkuptimin dhe trashëgiminë e Moikomit që u shua të hënën ndërsa ndjehej i braktisur nga politika.

“Unik, admironte bukurine e vertete jo kitsch-in”

“Karriera e tij profesionale, ishte e shkurter’

“Te tjere i kendojne politikes , e rrine gojembyllur”

“Politika driteshkruter, kombi do idealizem”

“Duhet nje gjenerate per te unifikuar nje komb”

Testamenti shpirtëror i Moikom Zeqos, lajtmotivi i daljeve publike të gjithë këtyre viteve kur nuk reshti së kërkuari kulture, dije, shtet, sistem vlerësimi dhe ruajtje të identitetin e shenjuesve të tij, u përcoll nga i biri i përlotur.

“Baba, pse nuk u bere pragmatist si te tjeret?”

“Pse ktheve familjen ne Shqiperi në 1997”

“Doje te shpetoje kete vend me 1997, ide naive”

“Shpetimi i vendit, ide e mrekullueshme”

Kolegët e tij të kahershëm në politikë, por edhe politikanë të rinj, çmuan shembullin e tij në vitet kur ishte deputet e ministër Kulture.

Zeqo u shua të hënën nga një sëmundje e rëndë në moshën 71 vjeçare. Autor i dhjetëra librave, studimeve, arkeolog, historian, ish drejtor muzeu e ish ministër Kulture, ish deputet dhe kontribues i Partisë Socialiste, për shumë vite, ai ishte pa punë.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re