Lira Koca, stilistja e njohur shqiptare ka përcjellë sot për në banesën e fundit djalin e saj, Xhino Koca.

29-vjeçar i infektuar me COVID-19 i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku ishte shtruar për të marrë trajtim mjekësor.

Rreth dy orë më parë Lira Koca ka ndarë në instastory, disa foto të djalit të saj, ndërsa në një prej tyre shkruan: “Parajsës iu shtua një ëngjëll i parakohshëm” Dhimbje dhe trishtim.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar të riun drejtë vetëvr.asjes, për shkak se edhe vetë spitali Shefqet Ndroqi u shpreh në një deklaratë se ai ishte drejt shërimit nga sëmundja.

Në reagimin e saj të parë, një ditë më parë Koça bën thirrje që të gjithë të respektojnë masat ndaj vírusit. “Te dashur Familjare dhe Miq, ne pamundesi per te pritur vizita ngushellimi ne ambjentet e shtepise, per shkak te masave anti-cóvid.

Ju njoftojme se familja jone ka vendosur qe diten e diele me dat 23.08.2020, ne ambjentet e Bar Oborri (Sheshi Iliria, ne krah te Bashkise Durres) duke filluar nga ora 17:00, te presim vizita, te kryejme homazhe ne kujtim te Xhinos tone…

Lutemi te respektoni te gjithe masat anti-cóvid duke vendosur maske dhe ruajtur distancat. Falenderues nese do jeni pjese e kesaj perkujtimore te djalit tone te dashur. Me rrespekt Edlira dhe Leonard Koça”, shkroi nëna e Xhinos.

I riu ishte djali më i vogël i dy prindërve të njohur nga Durrësi, stilistes Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça. Ai po trajtohej në spítalin “Shefqet Ndroqi” pasi ishte ínfektuar me korónavirus, sémundje e cila mendohet që ti ketë rénduar gjendjen psíkologjike derisa vendosi të vetëvrítéj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re