Pas një hetimi pesëvjeçar mbi abuzimin seksual në Australi,  raporti përfundimtar ka zbuluar se institucionet kishin dështuar të mbrojnë fëmijët.
Komisioni dëgjoi më shumë se 8,000 dëshmi nga viktimat e abuzimit, Përdhunimet kishin ndodhur në kisha, shkolla dhe klube sportive.
Mes më shumë se 400 rekomandimeve, raporti i bën thirrje Kishës Katolike që të rishikojë rregullat, duke thënë se priftit nuk duhet të mbeten beqarë.
“Dhjetëra mijëra fëmijë janë abuzuar seksualisht në shumë institucione australiane, sidomos në kisha”, shkruhet në raport.
“Nuk është problemi se kemi disa ‘mollë të kalbura’. Institucionet kryesore të shoqërisë kanë dështuar seriozisht.”
Raporti përfundimtar ka përmbledhur më shumë se 2,500 akuza ndaj autoriteteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re