Skip to content

Përdhunimi i 13-vjeçares nga njerku i saj, flet nëna: më tha grua, e ngatërrova me ty

 

Nëna e vajzës 13-vjeçare që është përdhunuar nga njerku i saj, Elidon Xhaferri, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Elentina Xhaferri ka rrëfyer se si e bija i ka treguar se Elidoni e prek në pjesët intime që kur ajo ishte 9 vjeçe. Ajo zbulon se bashkëshorti i saj e ka kërcënuar vajzën se do e vriste, do therte atë dhe do ta largonte nga i vëllai nëse tregonte.

“Vajza thotë se në moshën 9-vjeçare ka nisur me ngacmime me duar , e në moshën 10-vjeçare ka nisur përdhunimi. Kur unë ikja në punë ai mbyllte derën me çelës dhe më i thoshte vajzës të hesht, po fole do të të vras, do të të ther mamin”, tha ajo.

Ndërsa kur tregoi se është ballafaquar me Elidonin, Elentina tha: “ Ai më tha: ‘Grua kam kohë që kam shkuar, por e kam ngatërruar me ty’. I thashë si mund ta ngatërrosh dy herë”.

Më pas ajo ka përballur të bijën me burrin e saj, ku 13-vjeçarja i ka kërkuar që mos ta prekë më.

“Ai tha, po të keqen babi do të largohem, nuk do të ndodhë më”, përfundoi ajo.