Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka ndryshuar sot masat e sigurisë për shtetasit: Andon Shoshari,20-vjeç dhe Ardit Nano,33-vjeç,banues në Berat.

Këta dy shtetas u arrestuan mbrëmjen e së enjtes së 16 Dhjetorit 2023,si të dyshuar për përdhunimin e dy vajzave, njëra 16 dhe tjetra 19-vjeçe.Asnjë prej dy djemve nuk e ka pranuar që në momentin e parë të arrestimit akuzën e përdhunimit dhe kanë deklaruar edhe sot në sallën e gjyqit se vajzat kanë gënjyer. Pas kërkesës së Prokurores Denisa Perdja për ndryshimin e masës së sigurisë, gjyqtarja Ardiola Çela ka dhënë për dy djemtë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Ndryshimi i masës ndodhi për shkak të mungesës së provave ndaj Shosharit dhe Nanos, pas verifikimit të kamerave të sigurisë përreth banesës së vajzave dhe ekzaminimit mjeko-ligjor. Familjarët e djemve kanë deklaruar se tashmë drejtësia u vu në vend dhe djemtë e tyre dolën nga paraburgimi pasi kanë qenë të pafajshëm. Edhe në daljet e mëparshme për mediat, duke kërkuar drejtësi, ata janë shprehur se gjithçka ishte një gënjeshtër dhe se vajzat ishin manipuluar për ti denoncuar nga familja e të fejuarit të tyre, të shtyrë nga xhelozia sepse vajzat ka qenë të lidhura më parë të 5 me ta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re