Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në berat, ku u përdhunuan dy vajza që ishin kunata. Për pasojë u arrestuan dy të rinjtë e moshës 20 dhe 33-vjeçare. Ditën e sotme ka thyer heshtjen familja e 33-vjeçarit Andon Shoshari dhe familja e vajzës 16-vjeçe.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se të dyja familjet hedhin akuza kundrejt familjes ku janë fejuar dy vajzat, duke deklaruar se ata kanë inskenuar gjithë këtë ngjarje, për shkak të inatit dhe xhelozisë pasi dy vajzat kanë pasur një marrëdhënie (bashkëjetesë) me dy djemtë.

Kunati i Andon Shosharit pohon se e gjitha është një gënjeshtër. “Andon Shoshari ka bashkëjetuar (si të martuar) dy vite më parë me 16-vjeçaren, kur ajo ishte 14-vjeçe,ashtu siç bëjmë ne Romët dhe kanë ndenjur disa muaj bashkë e më pas janë ndarë. Në jetojmë ngjitur me familjen e vajzës, kemi edhe hyrje dalje familjare, vajza është e fejuar. Andoni kishte dalë për kafe me shokun e vet dhe familja Kovaçi ku vajza është fejuar e kanë bërë nga inati duke e detyruar vajzën të denoncojë Andonin, pasi kishin marrë vesh se ajo kishte qenë më parë e martuar me të. Andoni është në burg pa prova e pa fakte, vetëm duke u bazuar në fjalët e vajzës”-,ka thënë ai.

Rudina Jashari, nëna e 16-vjeçares pohon se Andoni është djali i kunatës së saj, me të cilin vajza e saj Farija ka pasur një lidhje disa vite më parë. Ajo deklaron se të dy djemtë janë djem të mirë dhe nuk e kanë krye atë vepër. Sipas Rudinës, vajza e saj është gënjyer nga familja e të fejuarit dhe ka gënjyer në polici për ngjarjen. Mua kunati, vjerra dhe i fejuari i çupës nuk ma lënë ta takoj çupën time-shprehet Rudina, e cila kërkon nga shteti që vajza ti kthehet në shpi.

Babai i 20-vjeçarit Andon Shoshari, ka deklaruar se të gjithë akuzat ndaj djalit të tij janë të pavërteta, se gjithçka është bërë për inat pasi ai ka pasur një lidhje me vajzën 16-vjeçe dhe pastaj janë ndarë. Ai deklaron se familja e tij dhe e vajzës janë në miqësi mes tyre, se vajza është vajza e kunatit të tij. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur për xhelozi pasi djali kalonte çdo ditë në lagjen “Uznovë”, ku jeton familja ku është fejuar vajza. Babai i Andonit, ka pohuar se pasi ishin informuar për denoncimin, ai e ka çuar vetë djalin në polici për tu sqaruar. Sipas tij, duhet të kryhen hetime të plota pasi djali i tij nuk ka bërë asgjë. Ai deklaron se komuniteti i tyre i marton vajzat sapo mbushin moshën 12-vjeçe dhe mediat nuk duhet të flasin gjëra të pavërteta.

Andon Shoshari, 20-vjeç dhe Ardin Nano, 33-vjeç,dy të rinjtë e akuzuar për përdhunim janë dërguar në ambientet e paraburgimit të Fierit dhe pritet që Gjykata e Shkallës së Parë Berat të vendosën për ta, brenda afateve ligjore masën e sigurisë, ndërkohë që pritet të bëhet e ditur zyrtarisht edhe përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore e kryer mbi vajzat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re