Pasi ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se ndihej zemërthyer për abuzimin e 15 vjeçares nga roja i një shkolle 9 vjeçare në Tiranë porse shkak i këtyre ngjarjeve është mosdenoncimi i rasteve, të shumtë ishin qytetarët që reaguan në profilin e saj në Facebook.

Një prej ndjekësve shkroi se nëpër fshatra ka shumë mësues maniakë dhe pavarësisht se denoncohen, ndaj tyre nuk merren masa, pasi “nuk ka fakte”.

Ndërkohë që një tjetër e ka kritikuar sepse një fenomen i tillë është përsëritur shpesh dhe se masat e marra nga ministrja janë të kota.

Sipas një komentuesi është e pafalshme për shkollën apo punonjësit psiko-socialë aty, që nuk kanë parë ndryshimin në sjelljen e fëmijës dhe nuk i kanë ardhur në ndihmë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re