Duke mos patur një objekt ose subjekt të saktë për ta akuzuar rreth përdhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë, protestuese femra nga shoqëria civile spërkatën me bojë të kuqe dyert e Ministrisë Drejtësisë. Kështu, i kanë rënë shkurt asaj që meriton diskutim mbi përgjegjësinë, duke e kufizuar atë në një institucion që logjikisht nuk ka asnjë përgjegjësi direkte mbi ngjarjen.

Akti i rëndë ndaj së miturës ka ndodhur në një lulishte. Përdhunuesit kanë qenë 5, të rinj e adoleshentë, ose dhe në moshë puberteti, ku përgjegjësia në këtë rast, ajo e drejtpëdrejta bie mbi familjet e tyre.

Por Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, organizator i protestës, e ka parë të udhës ta fokusojë fajin te ligji. Por me një referim me Indinë, aty ku ligji ndaj përdhunimeve është i ashpër, kjo s’e ka frenuar aspak përdhunimin atje si ves shoqëror. Sepse në finale është çështje kulture dhe jo ligji.

Do ishte mirë që në këtë rast të protestohej ndaj atyre vatrave ku përhapet imoraliteti si frymë, që më pas finalizohet dhembshurisht te përdhunimi. Këtë e gjen në media, te paradat gay, madje dhe te koncerte si Sunny Hill.

Siç është parë, kryepërdhunuesi ishte ndër ata të apasionuar pas asaj lloj muzike, madje tipike kosovare, me turlifarë mesazhesh imorale në tekste.             

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re