47-vjeçari Dimitri Aspioti, i njohur ndryshe si “dragoi i Kavos”, një përdhūnues serial, pësoi dëmtime të rënda pasi ra në një greminë 200 metër, ndërsa po përpiqej t’i shpëtonte policisë në Greqi.

Policia greke e shpalli atë në kërkim, pas dëshmisë së një gruaje shqiptare, e cila tha se ishte marrë zvarrë në një pyll dhe ishte përdhunuar nga Aspioti nën kërcënimin e armës.

Ai u dënua në vitin 2012 me 52 vjet heqje lirie për përdhūnimin e gjashtë të rinjve britanike në vitin 2010 dhe mori nga media britanike nofken “dragoi i Kavos”, por u lirua në nëntor të vitit 2019.

Aspioti dyshohet të ketë përdhunuar mbi 100 gra, para se të arrestohej në vitin 2012.

Një prej viktimave të tij, një 32-vjeçare britanike, Kayleigh Morgan, hoqi dorë nga anonimiteti i saj pas lirimit të “dragoit të Kavos”, për kërkuar dënimin e tij, por shtoi se i ishte thënë që ta linte ngjarjen pas dhe të vazhdonte jetën e saj.

“Një person si ai nuk mund të ndryshojë kurrë, jam e tmerruar kur mora vesh që doli. Ai do të bëjë të njëjtën gjë që bëri me mua edhe me shumë gra të tjera.

U shokova, më vjen neveri, si mund të lirohet një njeri i tillë?

Ai kishte përdhūnuar një mikeshën time disa ditë më parë dhe ajo ma përshkroi, më tregoi për tatuazhet e tij. Sapo pashë ato tatuazhe unë e dija se çfarë do të ndodhte me mua”, tregoi ajo

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re