Policia e Tiranës ka arrestuar një 59 vjeçar me iniciale F.M.

 

Në një njoftim, blutë bëjnë me dije se 59 vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25 vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan:

 

– F. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 25 vjeçe.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale“, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re