Abuzimi me një të mitur në zonën e Mirditës ka shkaktuar edhe njëherë tronditje në opinionin publik, ndërkohë që në rrjet janë publikuar dhe emrat e fotot e personave të përfshirë. Në moton përdhunuesit kanë emër, mbiemër dhe fytyrë, në faqe të ndryshme në rrjetet sociale janë publikuar fotot e përfshira në rastin e abuzimit në Mirditë.

Sot disa lëvizje për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave pritet që të protestojnë në disa qytete të ndryshme të vendit, përfshirë edhe Rrëshenin, ku ishte dhe vendi i origjinës i abuzimit të fundit që është bërë publik.

15-vjeçarja dyshohet se ka pasur lidhje me njërin nga 5 personat e arrestuar. Ai i ka bërë video dhe më pas e ka shantazhuar dhe e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie me persona të tjerë që prej muajit janar.

Denoncimin e ka bërë vajza me familjarët e saj në polici, në gjendje të rënduar psikologjike. Më pas Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe Adrian Gjikola 17 vjeç janë arrestuar nga Policia.

(E.K/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re