Në orët e pasdites dhe aktualisht, situata në vatrën e zjarrit në masivin e mbetjeve urbane në vendgrumbullimin e Bashkisë Elbasan paraqitet e përmirësuar.
Në të gjithë sipërfaqen e prekur është hedhur material inert, përfshirë dhe, zhavor të imët dhe materiale të tjera mbuluese, çka ka ndihmuar në uljen e intensitetit të flakëve. Edhe pse në brendësi të masivit djegia vazhdon në mënyrë të ngadaltë, shfaqja e vatrave të reja është më e rrallë dhe me intensitet dukshëm më të ulët krahasuar me më parë. Sasia e tymit të çliruar gjithashtu po vjen në rënie.
Aktualisht në terren janë angazhuar forca dhe mjete të shumta nga institucionet vendore dhe qendrore. Puna po vijon intensivisht me:
6 mjete zjarrfikëse, përfshirë:
2 mjete nga Ministria e Mbrojtjes (Ushtria)
1 mjet nga MZSH Elbasan
1 mjet nga MZSH Cërrik
1 mjet nga MZSH Librazhd
1 mjet nga Bashkia Librazhd
3 mjete të tonazhit të rëndë nga Bashkia Elbasan
4 kamionë vetshkarkues nga Ministria e Mbrojtjes
3 fadroma të Bashkisë Elbasan
1 ekskavator i kompanisë së inceneratorit
Operacioni do të vijojë edhe gjatë orëve të natës për të shmangur rindezjen dhe për të garantuar izolimin e plotë të vatrave të zjarrit.
Strukturat përkatëse mbeten të angazhuara dhe në monitorim të vazhdueshëm të situatës, me qëllim menaxhimin e saj në kohë dhe mënyrë efektive.
Bashkia Elbasan
Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Emergjencave Civile
