Njoftimi i Policisë: 

Më datë 16.02.2023, në Rrugën e Rinasit, shtetasi B. J., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti që drejtonte shtetasi B. J. përdorej për transportimin e vlerave monetare, por në momentin e aksidentit ka qenë bosh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re