Komisioni Qendror  i Zgjedhjeve ka kërkuar gjobë për 20 kryetarë Bashkie me pretendimin se kanë përdorur burime publike për fushatë zgjedhore për 14 majin.

KQZ ka kërkuar gjobë gjithashtu edhe për 5 Sekretarë të Përgjithshëm në 5 ministri si dhe 2 drejtorë shkollash.

Sipas listës së KQZ, mes kryetareve te bashkive është Gledjan Llatja i Elbasanit, Redjan Krali i Kavajës dhe Blerim Shera i bashkise se Vorës, për të cilët KQZ i ka kërkuar Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të gjobiten me nga 3 mije leke.

KQZ sqaron se denoncimet janë marrë nëpërmjet provave link dhe materialeve fotografike, administruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, pasi shqyrtol paraprakisht çështjen, vlereson se Informacioni apo të dhënat e treguara krijojnë një bazë të mjaftueshme për të nisur hetimin administrativ”.

Seanca ne KAS për zyrtaret do te zhvillohet diten e neserme.

Kryetaret e bashkive per te cilet eshte kerkuar gjobitje

Arif Tafani, kryetar për bashkinë Belsh;

Lefter Alla, kryetar për bashkinë Bulqizë;

Andis Salla, kryetar për bashkinë Cërrik;

Armando Subashi, kryetar për bashkinë Fier;

Gledian Llatja, kryetar për bashkinë Elbasan;

Klodian Taçe, kryetar për bashkinë Gramsh;

Redjan Krali, kryetar për bashkinë Kavajë;

Klement Ndoni, kryetar për bashkinë Këlcyrë;

Erion Isai, kryetar për bashkinë Kolonjë;

Shuaip Beqiri, kryetar për bashkinë Konispol;

Safet Gjici, kryetar për bashkinë Kukës;

Pjerin Ndreu, kryetar për bashkinë Lezhë;

Kastriot Gurra, kryetar për bashkinë Librazhd;

Eriselda Sefa, kryetar për bashkinë Lushnje;

Qerim Ismailaj, kryetar për bashkinë Mallakastër;

Nuri Belba, kryetar për bashkinë Prrenjas;

Pali Kolefski, kryetar për bashkinë Pustec;

Majlinda Bufi, kryetar për bashkinë Roskovec;

Elton Arbana, kryetar për bashkinë Shijak

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re