Deputetja demokrate Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në Kuvend është shprehur se deputetët duhet më shumë parlamentin për ndryshime ligjore, teksa ngriti shqetësime për ndryshimet e kërkuara nga vetë ajo për koncesionet dhe PPP-të.

Tabaku tha se qeveria noton në korrupsion dhe se ka drejtorë që krijojnë kompani, marrin tendera dhe leje ndërtimi, duke e përdorur buxhetin e shtetit si bankomat.

“Sot në emër të Grupit të përshëndes krijimin e NATO-së dhe 15-vjetorin e aderimit të Shqipërisë në NATO. Sot PE-së ka miratuar planin e rritjes, me një mbështetje të veçantë nga demokratët, ku përfiton Shqipëria.

Deputetët duhet ta shfrytëzojnë më shumë Kuvendin për ndryshime ligjore .Unë vetë kam bërë propozim e për koncesionet dhe PPP por sot është koha të flasim për to.

Zero denoncime kanë ardhur në drejtim në SPAK nga administrata. Qeveria duket sikur është në një situatë perfekte, por nga ana tjetër noton në korrupsion.

Në dosjet e fundit të SPAK kemi parë Drejtorët krijojnë kompani, marrin tendera dhe më pas leje për ndërtim. Marrin dhe statuse speciale. Ky është sistemi që ekziston në nivel qendror, lokal, deri në nivel zv/kryeministrit.

Ndërkohë që kjo situatë ndodh në nivel lokal e qendror, merren tendera e u jepen kompanive, duke u përdor buxheti i shtetit si bankomat. Kështu abuzohet me fondet”, tha Tabaku.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re