Vendimi i vitit të kaluar për të përdorur paratë e taksapaguesve për të lobuar për ndryshim të kufijve, ka rezultuar me aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj ish-ministres së Jashtme.

Nga burimeve për mediat, mësohet se kjo prokurori ka ngritur aktakuzë kundër ish ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe zyrtarëve të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kundër  pesë personave për keqpërdorim të autoritetit zyrtar.

Pjesë e kësaj aktakuze është ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, sekretari i asaj kohe në këtë ministri, Demush Shasha, zyrtarët e tjerë, Nuhi Osmani, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Uka.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura Dhurata Hoxha dhe katër të tjerët, akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Në vitin 2019, taksapaguesit e Kosovës kanë alokuar shumën prej 168,000 eurosh për një kompani mardhëniesh me publikun të quajtur ‘Majorelle PR & Events’ me seli në Paris përmes Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Kontrata me ‘Majorelle’ u nënshkrua dhe u negociua në vitin 2018 nga Dhurata Hoxha, Ministre e atëhershme për Integrime Evropiane nga radhët e PDK-së në qeverinë e koalicionit PAN të udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Kjo kontratë u vazhdua më pas në mars të vitit 2019.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re