Soda bikarbone ose ndryshe e njohur si soda e bukës është një përbërës me shumë veti pasi mund të përdoret për pastrim, në kuzhinë si dhe si një medikament natyral.
Poashtu soda bikarbone është e lirë, efektive dhe shumë e lehtë për të përdorur. Kështu që ajo mund të zëvendësojë edhe produktet kozmetikore, duke evituar kështu edhe efektet negative të kemikalieve të dëmshme.
Më poshtë janë disa përdorime të sodës bikarbone, transmeton Klan Kosova.
Pastron dhe relakson këmbët tuaja
Vendosni këmbët në ujë të përzier me tri lugë  gjelle sodë buke. Për efekt më të madh, masazhoni ato butësisht.
Bëni këtë tretman dy herë në javë dhe do të vini rezultate të mrekullueshme.
Ju gjithashtu mund të shtoni sodë buke kur bëni banjë, për të aktivizuar dhe relaksuar gjithë trupin.
Problemet me stomakun
Nëse konsumoni dy lugë gjelle sodë bikarbone me një gotë ujë të ftohtë, do të ndiheni më të lehtësuar nga telashet në stomak, sidomos nëse keni fryrje ose thartirë.
Ndalon djersitjen
Mund të bëni një përzierje me ujë dhe sodë bikarbone në mënyrë që të ndaloni djersitjen e tepruar. Në fakt, ky kombinim do të japë efektet e njëjta sikur një deodorant, por me shumë më pak efekte negative.
Qetëson djegiet nga dielli
Hidheni një gjysmë filxhani sodë bikarbone në vaskën tuaj që paraprakisht e keni mbushur me ujë të ngrohtë. Qëndroni për gjysmë orë në vaskë, në mënyrë që të qetësoni djegiet nga dielli.
Për efekte më të mëdha, mos e thani trupin me peshqir, por lëreni të thahet vetë.
Qetëson pickimin e bletëve
Për shkak të përbërësve që ka soda e bukës, në kombinim me ujin, mund të qetësojë dhimbjen dhe ënjtjen nga pickimi i bletës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko