Pjesë e parehatisë nga psoariaza është që lëkura mund të cahet të krijojë dhimbje.

Por një review e 2015 për disa studime të kryera tregoi disa prova që aloe vera sjell benefite për këtë sëmundje të dhimbshme, dhe për gjendje të tjera të lëkurës gjithashtu.

Ndërmjet tyre:
-Shërimi i plagës

Vetitë që lidhen me një përbërje të quajtur glucomannan ndihmojnë përshpejtimin e shërimit të plagëve dhe rritjen e qelizave të lëkurës.

-Hidratimi i lëkurës
Mbajtja e lëkurës së irrituar të lagësht dhe të hidratuar ndihmon që të ndihet më mirë, dhe aloe vera e bën pikërisht këtë. Një studim tregoi që aloe vera është efektive edhe kur aplikohet një herë.

-Reduktimi i inflamacionit

Një studim i 2008, i cili nuk është fokusuar specifikisht në rolin e aloe verës për të trajtuar psoriazën, tregoi që xheli është më efektiv se placeboja në trajtimin e gjendjeve të lëkurës, përfshirë eritemën e shkaktuar nga UV ose skuqjen e lëkurës për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut .

-Prodhimi i kolagjenit

Studimet treguan që aloe vera ndihmon lëkurën tuaj në të qenit elastike duke prodhuar sa më shumë kolagjen.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re