Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka paditur në Prokurori kreun e Forcave Operacionale në polici, Sokol Bizhgën për shpërdorim detyre në përdorimin e gazit lotsjellës gjatë protestës së 8 janarit në Selinë Blu.

Sipas grupit të ish-kryeministri Sali Berisha, me sasinë gazit lotsjellës të hedhur gjatë protestës, policia rrezikoi shëndetin e protestuesve.

Prej sasisë së konsiderueshme të gazit lotsjellës që u hodh, një numër i madh protestuesish u panë duke u shpërndarë nëpër Lanë në përpjekje për të marrë veten. Godina e PD-së dhe të gjitha hyrjet e saj u rrethuan nga policia pas thirrjes që Lulzim Basha i bëri për të ndërhyrë.

Më herët gjatë ditës, grupi i Berishës ka paditur në SPAK, Spartak Brahon për shkak të një deklaratë të bërë prej tij pak para protestës së 8 janarit në oborrin e PD-së.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re