Shqiptarët rezultojnë më pak të shqetësuar mbi rritjen e përdorimit të teknologjisë digjitale dhe internetit në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

 

Në studimin e kryer nga Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal, vendi ynë figuron me koefiçentin 29 kundrejt 21 pikëve të rajonit në tërësi.

 

Në këtë kontekst, sociologët shprehen se duhet treguar kujdes në modelet që na ofrohen online ndërsa veçanërisht tërheq vëmendjen e prindërve.

 

MARSIDA SIMO

SOCIOLOGE

 

“Prindi është modeli i parë, është figura e besimit, dashurisë, përgjegjshmërisë por edhe ai që i mëson të mirën dhe të keqen. Por kjo rendje pas të mirave materiale apo pasiguria financiare bën që prindërit të jenë edhe neglizhentë pa vetëdije. Fëmija në mungesë të prindit do lidhet me një figurë të caktuar, në rastin më të mirë mësuesi  por edhe personazhe në internet dhe këtu duhet bërë shumë kujdes.”

 

Krahas përfitimeve, sugjerohet më shumë vëmendje në përzgjedhjen e informacionit që marrim.

 

“Bumi i informacioneve bën që prindërit të mund të marrin atë që dëshirojnë dhe të shohë modele të shëndetëshme të prindërimit që kanë ecur, funksionojnë dhe mund ti përshtasin për fëmijët e tyre. Por nga ana tjetër dhe e vështirëson sepse duhet bërë një balancë mes risive dhe modeleve të prindërimit që ne kemi jetuar vetë e po ashtu ato që ofron kultura jonë.”

 

Ekspertët këshillojnë ruajtjen e masës në kohën që i dedikojmë teknologjisë dhe hapësirës online, duke vënë theksin tek edukimi dhe modeleve të shëndetëshme që ndërtojmë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re