Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e nisjes së punimeve për bazën e re ajrore të Kuçovës.

Rama tha se vendimi i NATO-s për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është sidoqoftë një vlerë e shtuar në këtë aleancë dhe që beson në disa parime e vlera që ia vlen të luftohet.

“Për ne ky lajm ishte shumë i mirëseardhur. Jo vetëm krijonte këtë vlerë të re në të gjithë infrastrukturën tonë të mbrojtjes, por në të njëjtën kohë përçonte një energji të re në përpjekjen tonë për ta shfrytëzuar me sa më shumë intgeligjencë dhe pragmatizëm pozitën tonë në aspektin gjeografik, politik dhe ushtarak”, tha Rama.

Ndërkohë që kryeministri komentoi edhe punën e kryer nga ambasadorja Kim.

‘Nuk dua ta përmend ambasadoren e shteteve të bashkuara në vend e pa vend… por kjo është e vërteta, falë angazhimit të saj, jemi duke folur për një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtje kibernetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe si një vlerë e shtuar për të gjithë NATO-n.

Gjera të pabesueshme, siç dukej edhe ndërtimi i kësaj baze. Po falë partnerëve të duhur, por edhe falë teknologjisë dhe informacionit mund ta bëjmë realitet edhe këtë që sapo thash. Shefi i Shtabit nënvizoi një element që në këndvështrimin tim është fillesa e një filli që i lidh të gjitha bashkë. Jemi në një pozicion të favorshëm që Defender, të rikthejmë sërish në 2023.

Besoj që ky element flet shumë, pasi kemi shumë për të marrë akoma në kuptimin e zhvillimit, pasjes së një peshe specifike në kuadrin e NATO-s dhe nga ana tjetër na jep mundësi që të mësojmë. Nga cilësua mund të bëhet një model i shkëlqyer edhe një shembull kuptimplotë për vende të vogla, apo edhe pak më të mëdha se vendi ynë.’- tha Rama.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re