Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Një person është arrestuar në Laç në kuadër të finalizimit të fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”.

Në pranga u vu një 20-vjeçar, i cili ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit me kompjutera dhe  tavolina pokeri, në lokalin që kishte marrë me qira.

Në lokalin në lagjen nr. 6, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 kompjutera për lojëra fati, 2 tavolina pokeri, 2 valixhe me fisha bixhozi, një shumë parash dhe aksesorë të tjerë që përdoren për kryerjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas të tjerë, të cilët u gjetën në këtë lokal në momentin e ndërhyrjes nga policia.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë sekuestruar 7 kompjutera për lojëra fati, celularë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re