Shërbimi i lajmeve EPA, Agjencia Europiane e Fotolajmit ka përzgjedhur për t’ua përcjellë klientëve të saj edhe një fotografi nga Shqipëria. Bëhet fjalë për fotografinë që vjen nga Gjiri i Lalzit.

“Njerëzit shijojnë perëndimin e diellit pas një dite të nxehtë në gjirin e Lalzit, në afërsi të Durrësit, Shqipëri”, thuhet në përshkrimin e fotografisë së realizuar nga fotografi shqiptar Armand Babani.

Fotografia fikson një moment emocionues e intim ndërsa dielli perëndon duke i dhënë fund një dite të nxehtë vere.

Shërbimi i lajmeve Epa, ofron mesatarisht 2 mijë imazhe në ditë ndërsa arkiva e saj përmban mbi 6 milionë fotografi që datojnë prej vitit 1997.

Shërbimi bazohet mbi rrjetin ndërkombëtar të 400 fotografëve dhe në produktin e përditshëm të agjencive anëtare europiane.

Imazhet e përcjella nga agjencia kërkojnë të arrijnë fotografinë kreative, unike që flet vetë, pa pasur nevojë për fjalë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re