Sulmi me armë kimike ne Siri ka hapur një spirale të re lufte në Lindjen e Mesme, teksa Perëndimi për të parën herë duket se nuk do të qëndrojë “duarkryq” përballë vrasjeve të panumërta të civilëve nga regjimi i Asadit dhe Rusisë.

Donald Trump, Emanuel Macron dhe Theresa May duket se janë në një mendje dhe do të urdhërojnë nisjen e një ofensive ushtarake në Siri gjatë dy ditëve në vijim, ndërsa thirrja për kujdes të shtuar kryesisht në Mesdhe, po përhapet në mediat ndërkombëtare.

Edhe Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) ka lëshuar një alarm për rrugët ajrore në Mesdheun Lindor

Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, alarmi u lëshua “për shkak të fillimit të mundshëm të sulmeve ajrore ose detare me raketa ndaj Sirisë brenda 72 orëve të ardhshme”.

EASA gjithashtu thekson se “mundësia e ndërprerjes së radio navigimit” gjithashtu duhet të merret parasysh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re