I ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, David Wisner gjatë manisfestimit të organizuar në Tiranë për të shprehur solidaritet me Ukrainën, ka vlerësuar rolin e Shqipërisë, duke e cilësuar si një partner fenomenal.

Wisner u shpreh se SHBA dhe Shqipëria vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah me popullin e Ukrainës, ndërkohë që ka deklaruar se do të vijohet të dënohen sulmet Ruse ndaj popullsisë civile.

“Shqipëria ka qenë partner fenomenal, të gjithë ne këtu qëndrojmë në krah të Ukrainës ndërkohë që ata mbrojnë shtëpitë e tyre, mbrojnë veten të tyre dhe lirinë e tyre.

SHBA-të mbeten të angazhuara për Ukrainën për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj dhe pa rezervim ne duhet të vazhdojmë të dënojmë sulmet e Rusisë ndaj civilëve dhe duhet të vazhdojmë të dokumentojmë krimet e luftës dhe mizoritë ndaj burrave dhe grave që po ndodhin atje”, u shpreh Wisner.

Më tej, diplomati i lartë i SHBA në Tiranë tha se populli i Ukrainës i dha një leksion të mirë Presidentit Putin, ndërkohë që Perëndimi u Bashkua dhe NATO u rrit.

“Ukrainasit i kanë mësuar Presidentit Putin kuptimin e vërtetë të ligjit të tretë të Njutonit që çdo gjë ka një reagim të barabartë dhe të kundërt gjithçkaje,

Në vend të që të arratisej Presidenti Zelenski qëndroi, në vend të që kapitullonin Ukrainasit luftuan.

Në vend të që thyhej Perëndimi, ai u bashkua dhe NATO u rrit dhe këto janë hapa të fuqishëm dhe ata që do të mbeten dhe që do të qëndrojnë, ndërsa ne do të që vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah Ukrainës.

Dy vite më pas  ne jemi këtu të gjithë së bashku dhe do vazhdojmë të jemi të tillë, ndërsa bëjmë përpara”, tha Wisner.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re