
Tomaso Skatolari, përfaqësues i Dhomës së Tregtisë Italo-Shqiptare në vendin tonë dhe Alkest Shehu, përfaqësues i kësaj dhome për Qarkun e Beratit, u pritën në një takim pune nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Në këtë takim z. Meta u njoh nga dy përfaqësuesit e kësaj dhome lidhur me aktivitetin e tyre, projektet e realizuara dhe planet për të ardhmen.
Nga ana e tij, Presidenti i Republikës, z. Meta, shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai përfaqëson për të krijuar ura bashkëpunimi dhe klimë të qëndrueshme biznesi midis Shqipërisë dhe Italisë.
Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë Italo-Shqiptare falënderuan zotin Meta për pritjen dhe i shprehën atij besimin për të vijuar më tej këtë bashkëpunim.